Është bërë realitet ëndrra e shumë shqiptarëve. Kosova është anëtarja më e re e FIFA-s.
Vendimi është marrë në Kongresin e sotëm të organizuar në Meksikë dhe 141 shtete kanë mbështetur kërkesën e Kosovës, ndërsa 23 të tjera u shprehen kundër.
I pranishëm në Kongres ishte kreu i FFK-së, Fadil Vokrri i cili falenderoi delegatët për votimin.
Flamuri i Kosovës u shpalos gjithashtu në krah të flamujve të shteteve të tjera.