27-vjecarja shqiptare B. Kosturi që u rrëmbye dhe u përdhunua një javë më parë në kryeqytetin italian, ka rrëfyer orët e tmerrit që kaloi me agresorët.
Kosturi: Më kanë kapur për flokësh dhe për fyti. Më kanë kaluar nëpërmjet një vrime në rrjetë tek një kamp romësh.
Ajo tregon për Ora News se ka mundur të largohet prej tyre pas 6 orësh, duke përfituar nga momenti kur dy agresorët ishin në gjendje të dehur.
Kosturi: Kam arritur të përfitoj nga një rast kur pengmarrësit nuk e kishin shumë mendjen. Kishin 6 orë duke pirë alkool dhe kam arritur të iki.
Sipas saj, plani i tyre ishte ta vrisnin, pasi nuk donin të binin në duart e policisë.
Kosturi: Ideja e tyre nuk ishte që të më linin në jetë të gjallë. Unë i kam dëgjuar muhabetet e tyre për 6 orë. Ideja e tyre ishte të mos isha gjallë.