ISIS sulmon një fabrikë, 11 të vdekur dhe dhjetra të plagosur (FOTO)

0
161

Pjesëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), e kanë ndërmarrë një sulm vdekjeprurës kundër një fabrike, që udhëhiqet nga shteti, në pjesën veriore të kryeqytetit Bagdad në Irak.

Sipas zyrarëve të Irakut, janë vrarë së paku 11 vetë dhe janë plagosur më se 20 të tjerë.

Ky operacion i sotëm filloi në agim, me një sulm vetëvrasës me makinë-bombë afër hyrjes në fabrikë, e pastaj militantët depërtuan brenda dhe u përleshën me forcat e sigurisë.

Kjo fabrikë gjendet 20 kilometra në veri të Bagdadit.

Një zëdhënës i Komandës së Operacioneve të Bagdadit tha se tre rezervoarë të kësaj fabrike me gaz i kishte përfshirë zjarri, para se forcat e sigurisë së Irakut e morën situatën nën kontroll.

Agjencia e lajmeve, Amaq, që i mbështet militantët e Shtetit Islamik, ka raportuar se sulmin e kanë ndërmarrrë pjesëtarët e këtij grupi.

Ekstremistët e Shtetit Islamik i kanë nën kontroll territore të gjëra në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut, përfshirë edhe Mosulin, që është qyteti i dytë më të madh.

Ky grup ekstremist, që në territorin të cilin e ka nën kontroll në Irak dhe Siri, ka shpallur kalifat islamik, aktualisht i ka shtuar sulmet më thellë nga linja e frontit.

Gjatë pak ditëve të kaluara, më se 100 vetë janë vrarë nga vala e sulmeve me bomba në Bagdad dhe në vendbanime të tjera.

isis-fabrike

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here