Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, e cilëson Prizerenin si qytet serb dhe se në Prizren sipas tij është shkolla e parë serbe.
Teksa mori pjesë në një seminar të quajtur “Bogosllovia”, Irinej tha se ky seminar ka funksionuar për 140 vjet, janë shkolluar personalitete të mëdha.
“Kjo është një ditë e madhe për Prizrenin serb, për Kishën serbe dhe popullin serb në Kosovë e Metohi. Kjo “Bogosllovi” ka qenë shkolla e parë serbe në Kosovë dhe Metohi, si seminar që ka përgatitur priftërinjtë dhe mësimdhënësit për tërë Kosovën e Metohinë, Maqedoninë e pjesërisht për Bosnjën dhe Hercegovinën. Është një institucion i rëndësishëm, 140 vjet ka punuar, personalitete të mëdha janë shkolluar këto, dhe ka nxënës që janë bërë figura udhëheqëse të Kishës tonë. Prandaj është njëra nga Bogosllovitë më të rëndësishme dhe më meritore për kulturën tonë, për Kishën tonë”, ka thënë Irinej.
“Kjo është një ditë e madhe. Tragjedia e saj ka qenë tragjedi e tërë popullit tonë. Pak kush ka besuar se do të vjen deri te kjo ripërtëritje, por fal Zotit dhe njerëzve të vullnetit të mirë, shtetit tonë dhe miqve është rindërtuar dhe pajisur më mirë se që ka qenë më parë”, ka theksuar ai.