PD: Gjysma e shqiptarëve paguan rryshfet, ky korrupsion po varfëron vendin

0
139

Numri i shqiptarëve që kanë paguar ryshfet për shërbimet e tyre në administratën publike është rritur me 5% këtë vit. Shifrën e bën të ditur Partia Demokratike, e cila citon një studim të fundit të Southeast Europe Leadership for Development and Integrity.

Ina Zhupa: Plot 49.6 % apo 1 në çdo 2 qytetarë janë detyruar të japin ryshfet në këmbim të marrjes së shërbimeve të detyrueshme falas në zyrat e shtetit.  Këto të dhëna demonstrojnë vetëm njërën anë të përkeqësimit të situtatës së korrupsionit në Shqipëri, sepse siç deklaron raporti vjetor i Departamentit Amerikan i shtetit korrupsioni është i kudogjendur.

Teksa papunësia dhe varfëria rritet, sipas demokratëve, qeveria ka harxhuar në mënyrë korruptive rreth 90 milionë euro për luks.

Ina Zhupa: Korrupsioni është shkaktari kryesor që vendi ndodhet në krizë totale ekonomike, në varfëri, në papunësi, në pamundësi për të mbyllur muajin.

Korrupsioni  është arsyeja që 46% shqiptarëve siç e shfaqin edhe statistikat e fundit të Bankës Botërore, jetojnë në varfëri me vetëm 5 dollarë për familje ne ditë. Korrupsioni është një nga arsyet  kryesore të përkeqësimit të klimës së biznesit, largimit të investitorëve të huaj dhe mbylljes së mijëra vendeve të punës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here