Pranimi në Universitet/Maturantët, kriter kryesor mesatajra mbi 6-të

0
167

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, u ka kthyer përgjigje maturantëve në lidhje me kërkesat dhe paqartësitë që ata kanë për Maturën Shtetërore dhe aplikimin në universitet. Ky vit është viti i parë që Matura Shtetërore që prej krijimit të saj në 2006, do të jetë një provim dalës për përfundimin e shkolis së mesme, ndaj dhe maturantët janë shumë të paqartë jo vetëm për provimin por edhe për aplikimin në universitet. Sipas ministres Nikolla, aplikimi në universitet do të bëhet online, pra maturantët nuk do të dërgojnë dosje në secilin universitet ku dëshirojnë të ndjekin studimet, por do të plotësojnë një formularë aplikimi, ku mund të rendisin 10 preferencat. Më pas, sipas sajë të dhënat personale të ccdo maturanti në lidhje me rezultatet e tri viteve të studimit dhe të provimeve të Maturës Shtetërore do tu dërgohen universiteteve në bazë të programeve të studimit që ata kanë zgjedhur. Kandidatët fitues do të përzgjedhin nga universitetet në bazë të kritereve që ata kanë përcaktuar. Edhe pse vendimi ende nu është miratuar nga qeveria, ministrja Nikolla në përgjigjen e dhënë për maturantët ka thënë se kandidatë që kanë mesataren nën 6, kanë të drejtë që të studiojnë vetëm në programet e larta dyvjeccare profesionale. Matura dhe aplikimi “ Për sa kohë numri më i madh i universiteteve kanë vlerësuar si një ndër kriteret kryesore notën mesatare, natyrisht që edhe provimet me zgjedhje, si pjesë përbërëse e notës mesatare, do të kenë rëndësinë e zgjedhjes, sqaron ministrja Nikolla. Ndërsa në lidhje me koficcentin e lëndëve me zgjedhje, ajo sqaroi maturantët se këtë vit nuk do të kenë të tillë. “Nga kriteret e ardhura nga institutet e Arsimit të Lartë nuk rezulton që do të ketë formulë për llogaritjen me koficcient të notës së lëndëve me zgjedhje”, theksoi Nikolla. Ndërkohë që për koficcentët e shkollave , ajo sqaroi se MAS nuk ka bërë diferencime, por nuk përjashton mundësinë që universitet ta bëjnë këtë diferencim, në bazë të politikave të ture të retruktimit të studentëve. Ndërsa u përket procedurave të aplikimit në institucionet e Arsimit të Lartë, ajo sqaron se aplikimi do të bëhet online, po ashtu thekson se kandidatët me notë mesatare nën 6 nuk kanë të drejtë të aplikojnë në universitet, me përjashtim të programeve profesionale 2-vjeccare. “Të gjithë kandidatët për ndjekjen e studimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, në programet e ciklit të dytë, atyre të integruara në programe profesionale duhet të kryejnë procesin e aplikimit online. Kandidatët në momentin e aplikimit do të zgjedhin 10-të programet e studimit në të cilat dëshirojnë të vazhdojnë studimet. Të dhënat personale të ccdo maturanti në lidhje me rezultatet e tri viteve të fundit të studimit dhe të provimeve të Maturës Shtetërore do ti dërgohet secilës prej IAL-ve ku ju keni zgjedhur programin e studimit. IAL-të do të kryejnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve fitues në bazë të këtyre të dhënave. Kandidatët që kanë notë mesatare më të ulët se 6-të kanë të drejtë të vijojnë studimet e tyre vetëm në programet e larta dyvjeccare”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here