Dita Ndërkombëtare e Familjes/ Studimi: Rreth 80% e të miturve nuk dinë ku të raportojnë dhunën

0
241

tnews_1413972483_1313 132389219

 

Qëllimi i shënimit të ditës ndërkombëtare të familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e familjes, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin

 

Sejrie Baleta

 

 

Prej shumë  kohësh marrëdhëniet që i krijojmë në familje i kemi të fshehura nga pjesa tjetër e botës. Bota nuk ka pse të dijë  se çfarë  raportesh krijohen brenda shtëpisë. Në këtë  mënyrë  edhe dhuna që  ushtrohet atje është  parë dhe shihet si çështje private dhe si punë  që  të tjerët nuk kanë  pse të fusin hundë t. Me këtë pikëpamje njerëzit nuk duan ta njohin shtetin si autoritet për të  ndërhyrë në  marrëdhëniet familjare. Problemet dhe çështjet familjare janë të natyrave nga më të ndryshme. Por për tu ardhur në ndihmë dhe për tu dhënë një zgjidhje padyshim që të gjithë duhet të ngrihemi një  zërin dhe të ndërgjegjësohemi. Por familja është gjëja më e shenjtë dhe që ka nevojë për shumë përkushtim, si ekonomik, social dhe politik. Familja është vatra tek e cila brenda saj strehon, mijëra ndjenja, mendime, dashuri, përkujdes, por padyshim dhe probleme. Të gjitha këto bashkë e bëjnë atë shumë të bukur dhe të dashur për këdo. Marrë familjen nga pikëpamje të ndryshme pa ekzistencën e saj nuk do të ekzistonte sot shteti. Familja rrit dhe kultivon breza që nuk është gjë tjetër veçse një e burim i mirë për një të ardhme të sigurt. Por socializimi dhe natyra e të qenit gjithnjë bashkë e ka bërë familjen që ti humbasë shumë vlera që atë e karakterizojnë. Zhvillimet e fundit si ekonomike, politike, teknologjike, sociale kanë ndikuar si pozitivisht dhe negativisht për bazat e ndërtimit të një familje të shëndoshë.  Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes. Dita për të reflektuar, shkruan sot Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi në faqen e tij në Facebbok duke cilësuar se, “familja është vlera më e çmuar. Ta ruajmë dhe ta mbrojmë”. “Sot vijmë me zotimin për një qasje të re ndaj familjeve dhe individëve më në nevojë”, thotë ministri Klosi,  në Ditën  Ndërkombëtare të Familjes, ndërsa boton një set fotosh lidhur me këtë ditë.

 

Qëllimi i kësaj dite

 

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 15 maj shpalli “Ditën Ndërkombëtare të Familjes”, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që këto çështje të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare. Në këtë ditë në gjithë botën organizohen aktivitete në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, që kanë për qëllim të tregojnë zona të ndryshme të rëndësishme për familjen dhe proceset shoqërore, ekonomike dhe demografike që prekin familjet. Qëllimi i shënimit të ditës ndërkombëtare të familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e familjes, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin.

 

Dhuna tek të miturit

 

Një studimi i publikuar dje thekson se rreth  80% e të miturve nuk dinë ku të raportojnë dhunën. Studimet kombëtare tregojnë se nga 10 fëmijë, 7 prej tyre përjetojnë një nga format e dhunës në familje dhe në shkollë. Por të dhënat e organizatës Wold Vision evidentojnë se 80% të miturve “viktima” të dhunës dhe abuzimit nuk dinë ku të raportojnë këtë fenomen. Ministria e Mirëqenies ka përgatitur një strategji për mbrojtjen e grupeve vunerabël dhe ofrimin e shërbimeve sociale. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës e vuri theksin në projektet e realizuar për të pastrehët dhe familjet rome. Një studim i bërë tek fëmijët e grupmoshës 8-12 vjeç për dhunën në familje e në shkolla, tregon se 80% e të miturëve nuk dinë insistucionet apo ku të raportojnë rastet e dhunës dhe abuzimit seksual. Statistikat zyrtare tregojnë nga 10 fëmijë, 7 prej tyre përjetojnë një nga format e dhunës brenda mureve të shtëpisë, ose në institucionet edukuese dhe informuese, çka i bën më të vështirë identifikimin e rasteve. Në fjalën e tij Toni Gogu theksoi: “80% e këtyre fëmijëve nuk dinë se ku ta raportojnë këtë, do të thotë që ne vetëm sa kemi nisur me strategjinë, urgjentisht ne duhet të bëjmë së bashku zbatimin e saj. Shërbimet Sociale, Shërbimi i Mbrojtjes së Fëmijëve duhet të shkojë urgjentisht në terren. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka përgatitur strategjinë kombëtare për mbrojtjen e familjeve dhe të fëmijëve ndaj dhunës”. Ministri Klosi tha se puna nuk do të mbetet në letër, por duhet bërë identifikimi i rasteve në terren dhe shërbimet sociale do të shtrihen në çdo njësi administrave. Në fjalën e tij më tej Blendi Klosi tha: “E kemi shumë të nevojshme që të kuptojmë se çfarë ndodh realisht në të gjithë Shqipëri, për ta bërë çdo Bashki të çdo lloj niveli që të ketë një qendër apo një njësi të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Të ketë një qendër përkujdesje për njerëzit me aftësi të kufizuara. Të ketë një qendër ditore për moshën e tretë”. I pranishëm në aktivitetin sensibilizues me fokus familjen, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, foli mbi projektet për të ndihmuar grupet vunerabël. Ndërsa kryebashkiaku Veliaj tha: “Brenda këtij viti do të shpërndajmë pjesën e mbetur të banesave sociale, javën që vjen do të fillojmë me një lagje të re rome në zonën e Shkozës ku do të zëvendësojmë të gjitha barakat me shtëpi”. Nëpërmjet stendave në rrugën “Murat Toptani”, Organizata e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe institucionet e përkujdesjes sociale u informuan me strategjinë e mbrojtjes së familjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here