E pa zakontë, bëhet transplanti i parë në botë i penisit

0
196

Mos e beso po deshe, por një transplant i pazakontë është bërë nga mjekët në SHBA.

Bëhet fjlaë për operacionin e parë të transplantit të penisit.

Një burrë 64 vjeçar, i cili ka humbur penisin e tij nga kanceri, tani është bërë personi i parë në botë që ka transplantuar penisin. Operacioni është kryer me sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, operacioni ka zgjatur 15 orë, i cili u zhvillua në spitalin e përgjithshëm të Bostonit, shkruan AFP

Pacienti, Thomas Manning, nga Halifax i Massachusetts, vazhdon të mbahet në spital në rast të ndonjë infeksioni, mirëpo mjekët deri tani kanë thënë se gjithçka ka shkuar ashtu siç duhej.

Mjekët gjithashtu kanë treguar se penisi erdhi nga një donator i vdekur, gjaku i të cilit përputhej me pacientin Manning.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here