Një shkencëtar ka raportuar atë që duket të jetë regjistrimi i parë i aktivitetit seksual midis dy gorillave të gjinisë së njëjtë.
Profesori i asocuar, Dr. Cyril Grueter, ekspert i primatëve nga Universiteti “Western Australia”, ishte duke studiuar shprehitë ushqimore të gorillave në Ruanda, kur bëri këtë zbulim mahnitës. Ai thotë se, në vend që ta shihnin agresivitetin e femrave gorilla për ushqim, ata panë përfshirjen e tyre në aktivitet seksual, gjë që ishte tepër befasuese.
Dr. Grueter pa se femrat fillonin të kishin aktivitet lesbik pasi që refuzoheshin nga meshkujt dhe ishte evidente se nxirrnin kënaqësi seksuale nga akti i tillë. Nga 22 gorilla femra që ishin ekzaminuar nga viti 2008 deri në vitin 2010, 18 sosh ishin përfshirë në aktivitet seksual me femra të tjera.