Familja është qelizë e shoqërisë dhe nëse ajo helmohet, shoqëria ndalon së egzistuarit dhe bëhet thjesht një anarki me hiena me buzët të lyera me gjak. Familja e shëndoshë është gjeneratori kryesorë I një shoqërie të shëndoshë dhe një të ardhme të sigurt. Për të ekzistuar familja, së pari si nocion e pastaj si realitet, duhet që patjetër që ti japim rëndësinë e duhur martesës. Në shoqërinë bashkëkohore, për fat të keq struktura e familje është ligështuar ndjeshëm, sepse i është nënshtruar një sërë sulmesh të karakterit moral dhe ekonomik etj. Kjo sjell si pasojë kolapsin e lindjeve. Ndërsa numri i lindjeve në Amerikë vijon të jetë I kënaqshëm në vendet aziatike i bujshëm, në Evropë çiftet janë më të brishta.
Divorcet
Nga të dhënat e përgjithshme të gjykatës ajo që vitet re që nga janari i vitit 2016 e deri në maj të po këtij viti shifrat për divorcet flasin: Në total janë 997 kërkesa, nga këto të pranuara janë 425, të pushuara 157, të përfunduara 582, dhe 415 janë për tu shqyrtuar.
Martesat
Në tremujorin IV 2015 u regjistruan 5727 martesa në të gjithë vendin, duke shënuar rënie me 469 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014. Rënia më e madhe e numrit të martesave ka ndodhur në Tiranë, Dibër, Elbasan dhe Fier, ndërsa rritje të çifteve të reja ka pasur vetëm në një qark, në Lezhë. Rënia e martesave ka të bëjë më tepër me tendencën e të rinjve për t’u larguar jashtë vendit. Rënia e numrit të martesave do të reflektohet në muajt e ardhshëm në ulje të mëtejshme të shtesës natyrore, sepse sjell si pasojë më pak lindje.
Emigrimi, lindjet dhe vdekjet
Daljet e shtetasve shqiptarë gjatë tremujorit IV të vitit 2015 janë 1 045 358 duke shënuar rritje prej 10,9% për të njëjtën periudhë. Numri më i lartë i daljeve të qytetarëve shqiptarë ishte në tremujorin III 2015, ku u regjistruan 1.545.538 lëvizje jashtë vendit. Në vitin 2015, u vlerësua të jenë larguar nga vendi 42 922 persona ku 52,6% e zinin meshkujt. Në të njëjtin vit numri i imigrantëve (lëvizjet brenda vendit) në Shqipëri u vlerësua të jetë 25 846 persona. Migracioni neto gjatë vitit të kaluar ka qenë -17 076. Rrjedhimisht popullsia e Shqipërisë ka pësuar rënie prej 6 277 personash (10 799 shtesa natyrore -17 076 migracioni neto). Sipas INSTAT, gjatë vitit 2014, migracioni neto në Shqipëri ishte -18 076.
Vdekjet
Vdekjet në rritje, ulja e numrit të lindjeve dhe largimet masive të të rinjve jashtë shtetit ulin shtesën natyrore të popullsisë në Shqipëri. Emigrimi duket se ka ndikuar edhe në rënien e numrit të martesave. Në Buletinin Statistikor Tremujor IV 2015, që u publiku këtë javë nga INSTAT, pasqyrohet një rënie e shtesës natyrore të popullsisë me 7% në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2014. Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2016 është 2 886 026 banorë duke pësuar një rënie prej 6.276 banorësh, krahasuar me atë të 1 janarit 2015.
Lindjet
Lindjet gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015 ishin 8 363 duke pësuar një rënie me 2% në raport me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Në total, gjatë vitit 2015, numri i lindjeve në Shqipëri ka qenë 33.221, duke pësuar një rënie prej 2 539 lindje. Lidhur me gjininë e të lindurve, sipas INSTAT, gjatë vitit të kaluar, 17 365 ishin meshkuj dhe 15.856 ishin femra. Raporti gjinor në lindje për vitin 2015 ishte 109,5 meshkuj për çdo 100 femra. Raporti gjinor i popullsisë së Shqipërisë është 102,6 meshkuj për çdo 100 femra. Mosha mesatare e popullsisë është 34.7 vjeç. Qarku me raportin gjinor më të lartë është Dibra me 108 meshkuj për 100 femra, ndërkohë që në Qarkun e Tiranës ky raport është më i ulëti me 99,5 meshkuj për 100 femra.