Futbollisti shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka që është bërë lajmi kryesor në merkaton e transferimeve, është deklaruar për transferin drejt Arsenalit. Xhaka ka thënë se e ardhmja e tij do të vendoset përpara se të fillojë Euro 2016. Në mediat botërore dhe shqiptare thuhet se ai është më së afërmi me londinezët e Arsenalit dhe nuk përmendet klub tjetër kaq serioz deri me tani për të marrë shërbimet e Xhakës. Raportohet se për Xhakën, Arsenali do të paguaj 30 milionë paund, si përforcim i Wengerit për të rikuperuar mesfushën e tij. Në ndeshjen e fundit në Bundesliga, Xhaka është zëvendësuar dhe duke dalur nga fusha është përshëndetur me ovacione nga publiku, ndërsa trajneri i tij, Andre Schubert e ka përqafuar. “Jam person i gabuar për të folur rreth kësaj teme, duhet të flisni me Max Eberl drejtori sportive i Monchengladbach”, ka thënë Xhaka, teksa ka shtuar se “çfarëdo vendimi që marrin, do të marrim bashkë”.