Mbrojtja me avokatë kryesisht, grupet e interesit: Kryejnë mbrojtje formale dhe jo ligjore

0
598

 

mbrojtja-p-euml-r-t-euml-akuzuarit-e-speciales-nxit-mospajtime_hd-780x439

 

 

Është cilësuar si një nga hallkat kryesore që u vjen në ndihmë shtresave në nevojë. Ligjerisht kanë të drejtë për tu mbrojtur nga avokat të paguar nga shteti, personat e mitur dhe ata që nuk kanë mundësi ekonomike

 

Ligji i ka përcaktuar qartë kategoritë që përfitojnë mbrojtje  falas. Të miturit dhe personat në pamundësi ekonomike janë kategoritë që përfitojnë mbrojtje falas në çdo process gjyqësor kryesisht penal. Por me kategorinë e avokatëve kryesisht duket se abuzohet. Kjo gjë është vënë re nga shumë përfaqësues të drejtësisë, të cilët kanë qenë pjesë e diskutimeve të shumta për të bërë të mundur rregullimin me ligj të avokatëve kryesisht. Lista e avokatëve kryesisht të caktuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë has në shumë vështirësi. Rruga nëpër të cilën kalojnë këta avokat për t’u bërë pjesë  e listës nuk është e lehtë, por as e veshtirë nëse shohim se nga dita në ditë ajo zgjerohet.

 

Masat e sigurimit dhe avokatët kryesisht

 

Tashmë është bërë traditë. Pas derës së gjykatës për çdo ditë qëndrojnë dhjetra avokatë të cilët presin të dëgjojnë emrin e tyre të thirret nga gjyqtari i gatshëm. Janë kthyer në rrogtarë që paguhen nga shteti. Por kjo situatë disa i kënaq e disa të tjerë i mërzitë. Lista e avokatëve kryesisht është e gjatë, por nga ana e gjykatës sipas vet atyre që janë pjesë e saj, vetëm një numër i vogël angazhohen. Ky është njëri nga problemet që shoqëron këtë kategori avokatësh në dyert e gjykatës. Sipas avokatëve gjykata në përzgjdhjen e tyre për mbrojtjen e një personi që ka nevojë për avokat falas, është selektive. Për fat të keq ky fenomen konfirmohet edhe nga drejtues të dhomës kombëtare të Avokatisë. Edhe Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalist Sajmir Visha ndan të njëjtin shqetësim me kolegët e tij. Me e fortë është thirrja e vet avokatëve. Vjollca Pustina shprehet se gjykata duhet të bëjë kujdes në këtë rast. Një tjetër problematikë që haste në mbrojtjen e dhënë falas nga shtetit për grupet në nevojë është edhe profesionalizmi i tyre. Drejtuesit e avokatisë dhe dhe vet Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani janë të mendimit se kjo kategori avokatësh ka shumë nevojë për trajnime të vazhdueshme me qëllim rritjen e anës profesionale dhe pasjen e një përfaqësimi të denjë përpara palëve të tjera në seance gjyqësore.

 

Manjani: Klinikë ligjore falas

 

Ministri Manjani shprehet se nuk mund të paragjykoj çështjen e mbrojtjes nga ana e avokatëve kryesisht, për aq sa ata caktohen nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe veprojnë nën kontrollin e tyre. Në një prononcim lidhur me mundësinë e ristrukturimit të mbrojtjes falas nga shteti, Manjani shprehet se e ka parë këtë problem në dy aspekte. Së pari tha ministri, është hapur zyra për ndihmë ligjore falas. Kjo zyrë sipas tij do të shërbejë për qindra persona në nevojë dhe do të mund të zgjidhë çështjet para se ato të përfundojnë në gjykatë. Do të jetë edhe një skemë tjetër e  cila vepron në fushën e ndërmjetësimit. Sipas ministrit të gjithë pensionistët dhe personat që bëjnë pjesë në listën e ndihmës sociale do të kenë mundësi të zgjidhin çështjen me ndërmjetësim pa pasur nevojë të përfundojnë në gjykatë. Për ministrinë e Drejtësisë kjo është një skem e marrë nga vendet e Bashkimit Evropian. Ndërkohë që në kuadër të reformës në drejtësi po punohet për të përmurësuar më tepër mbrojtjen ligjore.  “ Qëllim ynë nuk është dërgimi i të gjithë personave në gjykatë. Ne kemi gjetur një zgjidhje e cila do të mundësojë mbrojtje ligjore falas për kategorinë në nevojë, Ndërkohë mbetem i mendimit se jo çdo gabim që bëhet në sallën e gjyqit duhet t’i faturohet avokatëve”, tha ministri Manjani

 

Haxhia: Mbrojtja  falas e rregulluar me ligj, problem profesionalizmi

 

Për kryetarin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë maksim Haxhia, lista e avokatëve kryesisht ka shumë problem. Ato janë nga më të ndryshmet. Njëprej tyre për të cilën ai deklaroi me bindje se po punohet për ta përmirësuar është ajo e mungesës ë profesionalizimit në këtë kategori. Sipas Haxhisë, dhoma është duke parë mundësinë e trajnimit të këtyre avokatëve të cilët shpesh kanë probleme në procesin e mbrojtes. “ Kategoria e avokatëve kryesisht  caktohen në mbrojtjen e një të pandehuri pas kryerjes së një vepre penale. Ligji e ka të përcaktuar qartë se si funksionon kjo kategori. Por nuk mund të themi se gjithçka është në rregull. Lista e avokatëve kryesisht ka problemete  veta. Dhomat lokale dërgojnë pranë çdo gjykate listën e avokatëve kryesisht të cilët përfaqësojnë kategorinë e të miturve dhe ata me të ardhura të pakta financiare në çdo proces gjyqësor”.

 

Por kush bënë pjesë në këtë lategori avokatësh?

 

Kryetari I Dhomës Kombëtare të avokatisë Maksim Haxhia shprehet se në këtë kategori avokatësh bëjnë pjesë të rinj që  sapo kanë nisur punë në këtë fuishë dhe ata avokat të cilët e shohuin veten e tyre s enuk mund të përballojnë ngarkesën e një mbrojtje të plotë dhe që kërkon hetim të gjerë si dhe nuk mund të përballojnë ngarkesën në punë. “Jemi të ndërgjegjshëm se ka mangëse në eksperiencën e këtyre avokatëve. Ata nuk janë profesionistë. Për këtë qëllim kemi menduar ta zgjidhim duke organizuar trajnime të vazhdueshme”, shprehet Maksim Haxhia. Sipas tij ana profesionale është vënë re edh enë mënyrën se si këta avokat arrijnë të bëjnë mbrojtjen e një të pandehuri në sallën e gjyqit.

 

Cilat janë disa nga vështirësitë e kësaj kategorie?

 

Kryetari i Dhomës Kombetarë të Avokatisë Maksim Haxhia shprehet se kjo kategori avokatësh paguhen me tarifa fare minimale. Sipas tij ky është një nga shkaqet që detyrimisht do të çok në uljen e performancës. Duket se pages ae ulët  është një nga faktorët që detyron këta avokat të bejne mbrojtje formale dhe jo ligjore. Në të shumtën e rasteve avokatët kryesisht nuk bëjnë mbrojtje ligjore, por kërkojnë gjykim të shkrutuar duke i dhënë të drejtë prokurorisë në çdo kohë. N ëkëtë mënyrë ata edhe ndihmojnë akuzën të mbyllin çështje në një kohë sa më të shpejtë dhe pa i dhënë mundësi të pandehurit të ankimojë vendimin. Këto çështjë në të shumtën e rasteve janë të humbura dhe i pandehuri nuk ka të drejtë të ankimojë.  “ Shërbimi degjeneron dhe bie në atë shkallë që mund të konsiderohet tepër i ulët. Niveli i përfaqësimit nuk është në ato kërkesa që parashikohet”, tha Haxhia. Ndërkohë një tjetër pikë tepër e diskutueshme është edhe fakti se lista e avokatëve kryesisht ka një problem të madh në mënyrëne  përzgjedhjes. Siopas Maksim Haxhisë,  problem nis që në fazën e hetimeve e më pas në gjykatë.  Për këtë ai fajëson edhe prokurorët edhe gjyqtarët të cilët në shumë rats ee kanë kthyer në monopol përzgjdhjen e avokatëve. “Në qoftë se i hyjmë statistikave  dhe të bëjmë një çekim në prokurori  dhe gjykatë, shohim se disa avokat figurojnë të përzgjedhur disa herë  në të njëjtat procese gjyqësore. Kjo të çon në konkluzionin se ka një marrëveshje të fshehtë ose një preferencë nga prokurorët dhe gjyqtarët. Në kemi filluar të kontrollojmë problemet. Kemi filluar të kontrollojmë për të parë se si funksionon përzgjdhja e avokatëve nga prokurorët dhe gjyqtarët. Nëse nukmund të flasim për korrupsion  shohim se ka një lloj familjariteti”, tha Haxhia.  Përmirësimin e kësaj kategorie Gaxhia e sheh si mundësi nga reforma në drejtësi. Ai ëshprehet se është duke punuar për këtë qëllim. Sipas tij nëse do të kalojë reforma në drejtësi në aspektin kushtetues ajo shtrihet në tërë aspektin ligjir dhe do të krijoj mundësi për reformimin e kësaj kategorie.

 

Përfitimi i të arrestuarve me të ardhura të mira ekonomike

 

Avokatët kryesisht në shumicën e rasteve përdoren nga gjykata dhe prokuroria edhe për persona të cilët janë nën jetim dhe gjykim por kanë të ardhura të mira ekonomike të cilat nuk i deklarojnë. Për këtë kategori bëhet një debat tepër i madh. Gjykata nga ana e saj nuk mund të shmangë kërkesën e të pandehurit për tu mbrojtur nga avokat që paguhet nga shteti. Ky fenomen që është shtuar së tepërmi kontestohet nga pjesa tjetër e avokatëve. Një pjesë e mirë e tyre shprehet se gjykata dhe prokuroria duhet të kryej hetime të gjera për të pandehuritn para se të nis shqyrtimi gjyqësor, duke bërë të mundur përjashtimin e tij nga lista e personave që kërkojnë të mbrohen me paratë e shtetit. Ka element të rrezikshëm criminal që sipas avokatëve kanë prona të shumta dhe para gjykatë skërkojnë avokat që paguhet nga shteti. Maksim Haxhia shprehet se kjo kategori duhet të hetohet nga ana e prokurorisë. Pra Haxhia është i mendimit se një gjë e tillë duhet të pastrohet që në hetim, duke mos i dhënë të drejtë të pandehurit të përfitojë edhe në fazëne gjyqkimit. Por praktika ka treguar se shumë të pandehur kanë mundur të bllokojnë proceset gjyqësore për vite me radhë vetëm me faktin se kërkojnë të mbrohen nga një avokat të caktiar nga shteti dhe nga ana tjetër përjashtojnë këta avokat për shkak se nuk janë në gjendje të bëjnë mbrojtje profesionale. Ky është një problem shqetësues i ngritur edhe nga kryetari iShoqatës së Avokatëve Penalist Sajmir Visha.

 

Visha: Avokatë kryesisht mbrojtje formale dhe jo ligjore

 

“Avokatët kryesisht janë një problem i madh. Ata kryejnë hetime formale dhe jo ligjore. Normalisht ata duhet të mbrojnënë një seancë persona të mitur dhe në ndihmë ekonomike, por në të vërtetë nuk ndodh kështu. Kjo kategori është abusive në përfaqësimin e një çështje, Ndërkohë që zyra juridike është jashtë funksionit. Duhet të ketë një kontroll të hollësishëm të parave që dalin nga buxheti i shtetit. Këta avokat realizojnë mbrojtje formale dhe në shumicën e rasteve shkojnë pas  prokurorit”, tha avokati Visha. Visha shprehet gjithashtu se lista e avokatëve duhet të respektohet dhe të bëhet një grafik duke u larguar nga preferenca e gjyqtarit dhe prokurorit. Një tjetër pikë ku Visha këmbëngul se duhet të përdoret për të kontrolluar buxhetin që përdoret për avokatët kryesisht është edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas avokatit Visha ky organ duhet të kontrolloj çdo qindrakë që harxhohet nga buxheti i shtetit për këtë kategori. Por burime nga institucioni i KLSH bënë me dije se gjykata janë objekt kontrolli duke përjashtuar në këtë rast  pagesat për avokatët kryesisht sipas të cilës nuk mund të ketë abuzime, për aq kohë sa tarifat janë fikse.

 

Pustina: Pagesat janë qesharake, të bëhet ndarje e drejtë e punës

 

Avokatja e listës kryesisht Vjollca Pustina është më e drejtëpërdrejtë kur flet për shqetësimet e saj dhe të kolegëve që jasen çdo ditë. Sipas Pustinës, njënga shqetësimet më të mëdha janë pagesat e ulta dhe madje qesharake. Teksa I cilëson kështu, Pustina shprehet se avokatët kryesisht zakonisht ngatërrohen me avokatët e shtetit. Ajo thotë se kategoria e avokatëve kryesisht e ka të përcaktuar punën e saj. Mbron të miturit dhe personat në nevojë. “Avokatët kryesisht kanë me NIPT të rregulltm ushtriojnë profesionin njësoj si avokatët e tjerë. Grupi I avokatëve kryesisht ka nevojë për një rregullim, të punës që ata bëjnë. Ministria e Drejtësisë duhet t’I jap mundësi të gjithë avokatëve të punojnë njësoj, si ata që janë në fillimet e veta dhe ata që kanë vite në këtë profesion. Në listëne  avokatëve kryesisht nuk marrin të gjithë punë njësoj. Në gjykatën penale të Tiranë skohët e fundit nuk është ndjekur  njëpricedurë e rregullt. Gjyqtarët marrinnga listat ata avokat  që qëndrojnë  në gjykatë, por mendoj që te masat e sigurimit ka raste q ënja avokat merr më shumë se dy të pandehur në ditë e të tjerë nuk marrin asnjë. Kjo gjë mendoj se duhet rregulluar, duhet ndarë. Një grup avokatës  tërrinë te masat e sigurimit dhe një tjetër për seancat gjyqësore. Ka nga ata avokat që gjatë javës ngelen pa asnjë process gjyqësor. Një ndarje e tillë duhet ët bëhet edhe në gjykatën e Apelit. Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka bërë një ndarje të avokatëve sipas përvojës së tyre. Ata që kanë mbi dhjetë vjet punë janë të angazhuar në Gjykatën e Lartë”.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here