Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka bërë një përmbledhje të sezonit të tij futbollistik. Gjatë një konference për shtyp pas fitores së titullit, ai foli për suksesin La Liga, eliminimin nga Champions League si dhe marrëdhënien e tij me Luis Suarez. “Nuk di të them nëse ky është sezoni im më i mirë. Më pëlqen të thyej cdo rekord, dua që cdo ditë të përmirësohem akoma dhe më shumë si lojtar. Jam shumë i lumtur për fitimin e titullit kampion. Dua të përgëzoj të gjithë shokët e skuadrës. Ishte një rrugë e gjatë dhe e mundimshme, por në fund ia dolëm. Përsa i përkët marrëdhënies time me Suarez, mund të them që jemi miq shumë të mirë. Jam shumë i lumtur që fitoi cmimin “Këpuca e Artë”. Champions League? Më vjen keq që nuk jemi në finale por, dua të përgëzoj dy skuadrat finaliste. Është një moment që duhet lënë pas krahëve dhe të mendojmë për të ardhmen.” Më tej braziliani foli për finalën e “Kupës së Mbretit”, ku përballë do të këtë skuadrën e Sevillias, por ai u ndal edhe te pjesëmarrja në lojrat Olimpike “Rio 2016” “Përsa i përket finales së Kupës së Mbretit, mund të thëm se skuadra është shumë e motivuar. Jam i sigurt se pas titullit në La Liga, ky do të jetë trofeu yne i dytë sezonal. Jam shumë i lumtur që do të marr pjesë në “Rio 2016”. Sigurisht që dëshira ime ishte të isha pjesë edhe e “Copa America” por, të gjithë palët ramë dakort që të aktivizohem vetëm në një prej këtyre dy evenimenteve sportive.”