Video e publikuar gjerësisht në media ku shihej ish- kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili duke premtuar një vend pune në këmbim të favorit seksual, ka tërhequr vëmendjen e gjithë shqiptarëve ditëve të fundit.
Ndonëse vetëm një pjesë të kohës jeton në Shqipëri, dhe pjesën tjetër ndodhet në SHBA, këngëtarja Bleona Qerreti, nuk ka qëndruar indiferente ndaj kësaj ngjarje.
Ndërsa mbrëmjen e së hënës ndodhej në jurinë e spektaklit “Your face sound familiar”, ajo ka thumbuar këngëtaren Adelina Tahiri pas performancës së saj.
“Adelina shyqyr që nuk punon në bashki zemër”, ka thënë Bleona, duke komplimentuar Tahirin për pamjen e saj. Kjo batutë e saj, nuk kaloi pa të qeshura.