Dy vajza në Durrës janë deklaruar të zhdukura nga prindërit e tyre.
Rasti i parë është i 18- vjeçares L.Q., ndaj të cilës mamaja e saj, Dh.Q., ka kërkuar ndihmën e policisë duke thënë se e bija është larguar nga banesa qysh prej 16 majit, pa lënë gjurmë.
Ndërkohë rasti i dytë është i 17- vjeçares G.K., banuese në Durrës.
Lidhur me zhdukjen e saj ka bërë kallëzim e ëma Xh. K., e cila ka deklaruar se më 17 maj është larguar nga banesa vajza.
Në të dyja rastet nga hetimet paraprake dyshohet se vajzat janë larguar me dëshirën e tyre, për shkak të ndonjë lidhje të mundshme që mund të kenë pasur.
Familjarët e vajzave të shqetësuara kanë bërë denoncim në polici, duke kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e tyre.