Festivali i filmit në Kanë nuk është vetëm një nga eventet më të rëndësishme sa i përket kinematografisë, por edhe për paradën e zakonshme të yjeve në tapetin e kuq.
Veç këngëtares Bleona Qereti, e cila do të jetë pjesë në këtë festival dhe modeles Anxhela Martini, grupit të shqiptarëve në këtë event duket se po i bashkohet edhe modelja Aurela Hoxha.
Ajo ka publikuar një foto nga avioni në të cilin po udhëton, ku tregon se destinacioni i ardhshëm është pikërisht Kana.