A pati gjakderdhje Lufta e Ftohtë?

0
170

Ndonëse gjatë Luftës së Ftohtë, asnjëra palë nuk luftoi kundër tjetrës, lufta u luftua përmes palëve të treta të cilat vepronin të mbështetura nga superfuqitë. Lufta e Vietnamit e 1954-75 ishte një shembull i parë, ku Vietnami jugor antikomunist, i mbështetur nga amerikanët, u hodh kundër Vietnamit verior komunist, i cili merrte ndihmë nga sovjetikët dhe Kina komuniste. Veriut donte që ta bashkonte Vietnamin nën një regjim të vetëm komunist, ndërkohë që jugu luftonte për një vend të reshtuar krah vlerave perëndimore. Lufta ishte e përgjakshme dhe e gjatë, ajo rezultoi në pothuaj 2 milionë viktima në civilë në të dy krahët, si dhe vdekjen e 1.1 milionë vietnamezo-veriorëve dhe luftëtarëve vietkong.

Të tjera zona fushëbetejash ishin Afganistani (1979-89), ku ushtria sovjetike dhe forcat aleate afgane luftuan kundër grupeve kryengritëse të mbështetur nga SHBA. Lufta Koreane (1950-53) pa koreano-veriorët e mbështetur nga Rusia të luftonin kundër Jugut të mbështetur nga Amerika. Viktimat ishin mes 1 dhe 2 milionë civilë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here