Deputetja e PS, Mimoza Hafizi i doli në mbrojtje deputetit Blushi, duke sulmuar kryeministrin Rama se u fsheh pas Berishës për të mos parë në sy, një deputet i cili u kërcënua nga kryebashkiaku i Kavajës.
Në fjalën e saj në Kuvend, Hafizi tha se ka raste kur shteti administrohet nga persona të cilët janë me të shkuar apo me të tashme të dhunshme, duke përmenduar këtu edhe rastin e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili.
Mimoza Hafizi: Është e njëjta kjo, fytyra e shtetit tonë që funksionon vetëm për të fortin. Në fakt ligjet njërëzimi i ka ngritur për të kundërtën e kësaj, për të mbrotjur të dobetin nga i forti. Mendoj se nuk mund të ndodhë ndryshe nëse shteti administrohet nga njerëz me të shkuar e të tashme të dhunshme, nga pushtetarë, siç kemi rastin e kryebashkiakut të Kavajës, i cili as nuk e di pse është i inkriminuar as nuk e di se cili është emri i vet. Guxon të kërcënojë një deputet dhe në fund guxon të kërkojë edhe një ndjesë të tipit rilindas, një ndjesë të tipit njëlloj sikurse shefi i vet kërkonte ndjesë për shkeljet në parti dhe vazhdonte me të njëjtin kënaqësi të shkelte statutin e parties. Njëlloj sikurse shefi i vet bëri sot, i cili u tulat, u fsheh pas Berishës apo pas zhurmuesve të tjerë për të mos parë në sy nga frika deputetin Blushi me akuzat e tij për kërcënime nga benjamini i vet, kryebashkiaku i Kavajës. Ose raste të tjera ku shteti administrohet nga njerëz me të shkuar apo me të tashme të dhunshme, pushtetarë të përzjerë në afera droge, e kemi parë javën e kaluar. Ose njerëz të tjerë siç ishte rasti i kryebashkiakut të Dibrës, që janë në një post por as vetë nuk e dinë pse janë në atë post, përveçse për të shlyer detyrimet ndaj kupolës partiake të çfarëdo ngjyrë, që i ka vënë aty në kundërshtim me të gjitha rregullat e një demokracie normale.