Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë se e ka zhytur vendin në skandale llumi, dhe e ka shndërruar në vendin më të rrezikshëm. Berisha tha se policia shqiptare nuk ka marrë pjesë në operacionin për goditjen e bandës së trafikut të drogës duke mbrojtur sipas tij “Escobarin e Ballkanit”, Klemend Balilin. “Skandale llumi në të cilat ky njeri me norma, kriteret dhe standardet e tij ka zhytur Shqipërinë. E ka zhytur dhe shndërruar atë në vendin më të neveritshëm, më të pabesueshëm, më qesharak, në vendin më të rrezikshëm se çdo vend tjetër sot. Këtu kalohet nga skandali në skandal dhe këtu heroizohet skandali. Javën e kaluar ne folëm për Ediscobarin e Ballkanit, Balili u shpall Escobar i Ballkanit, çfarë ndodhi me Balilin? Jua them unë. Meqenëse policia greke dhe DEA njoftuan se ai është miliarderi i Ballkanit, vetë kreu i Balilit në parlament doli dhe iu tha qytetarëve shqiptarë: Një punë të mirë të policisë së shtetit shqiptar që ka marrë pjesë në hetime lidhur me çështjen e linjës së trafikut të drogës ju e përdorni për të sulmuar qeverinë. Këto ishin fjalët që iu tha Ediscobari shqiptarëve. Kurse zëdhënësi i tij i rendit, Saje qorri shkroi se në SHQUP nuk ka kufi mediokriteti për të sulmuar çdo rezultat të policisë”, tha Berisha. Por ai theksoi se në njoftimin e policisë për arrestimin e 17 personave të kësaj bande, policia shqiptare nuk përmendet fare. “Haki Çako, drejtori i Ediscobarit tha sigurisht që kam dijeni. Është një operacion i përbashkët me DEA-n. Dëgjoni o zotërinj se ju dëgjoni dhe harroni. Si kam thënë unë, po këta mbrapa. Në deklaratën e policisë greke thuhet se janë arrestuar 17 persona nga bashkëpunimi i policisë greke, asaj belge, DEA-s dhe policisë italiane. Përjashtohet policia shqiptare. Kur ambasadori ynë bëri marrëzinë e tij, demantoi CNN me notë zyrtare, CNN nxori letrën e tij ku Escobari ishte i bardhë si bora”, tha ish-kryeministri.
PËRGJIMET
Nga ana tjetër Berisha është ndalur dhe tek çështja e përgjimeve, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të dorëzojë pajisjet e përgjimit. Berisha theksoi se ky është një akt tejet i rëndë, pasi nuk mund të përgjohet presidenti i Republikës, apo kundërshtarët politikë. Berisha e cilësoi Ramën si kryeçimkë. “Me urdhër të Ramës ia mbathi në drejtimin që ja mbath Arben Frrokut. Ku ta di un se sa ia ka çuar valixhen me euro? të dhënat më thonë mua se atje e ka çuar në Rodos, e ka takuar bosin e drogës. Ka darkuar në restorant Livia në Butrin. Atëherë, të dhënat më thonë dhe shumë gjëra të tjera, por nuk po merrem me to. E përcolli në vend tjetër dhe tani si Ponc Pilati njëherë nxjerr Kokëdhimën e njëherë shkuan anonime. Je ‘Ecobari i Ballkanit’ je bërë ndëshkim për vendim. Kryeçimka e vendit, e shihni këtë burrë, ky është kryeçimkë. Më solli mua çikmën të më përgjonte kur isha kryeministër. (Rama qesh) pagoi 5 mijë euro për të mbajtur orën e Çamkut dhe të më regjistronte, por më nderoi. Ky është çimkë. Burri që merret me regjistrimin e kundërshtarëve ça burri është? Një kalem ordiner. Skandali është i përmasave të jashtëzakonshme dhe keni bërë veprime shumë të rënda, si me regjistrimet që i ke bërë presidentit të Republikës, kreut të opozitës.”, tha Berisha. Ai shtoi se: Gjatë tre ditëve të fundit ke kryer veprime të ultra. Të këshilloj, dorëzo pajisjet dhe mos krijo sherre të panevojshme, pasi ke kryer një vepër të rëndë, të stilit mafioz të neo-bllokmenëve. Dorëzo pajisjet. Pajisje të tilla kanë hyrë në Shqipëri gjatë qeverisjes së Nanos, Berishës, dhe do hyjnë në Shqipëri, por ka rregull e kod. I ka përdoru qeveri a Nano, qeveria ime, e qeveria juaj, por vetëm me leje të prokurorit të Përgjithshëm e me destinacion. Shullazin, por jo presidentin e republikës, jo kundërshtarët politikë.”. Berisha tha se Rama përdor njerëz për kërcënime. “Edi Rama i vetmi në botë që dërgon sekretarin e përgjithshëm të mafies si polic me kërcënime monstruoze si sekser nga gjykata në Gjykatë, Ëngjëll Llagaçen. I bëj thirrje prokurorit të hetojë tabulatet. Qërojeni, t’i ndjeni vetes një karakter dhe integritet! Mbylljani dyert, përplasjani në fytyrë. Njeri që kalon nga gjykata në gjykatë si qen për të korruptuar. Shkon tek presidenti i republikës për ta korruptuar. Ai është ky”, tha Berisha. Deputeti i PD-së solli edhe foto që sipas tij janë pallatet pa leje të deputetit të PS, Sadri Abazi. “Çfarë nuk qëndron në këto që po themi. Ja ku i keni pallatet pa leje të Sadri Abazit. Kërcënon gjykatësit një mafioz is ai që tek bulevardi i ri po merr leje për të ndërtuar pallatin 31 kate e ndaj shkon e kërcënon me urdhër të Edscobarit”, u shpreh Berisha.