Kontrolli i trafikut të drogës brenda një burgu në jug të Londrës ka shkaktuar një sherr masiv mes shqiptarëve dhe anglezëve që vuajnë dënimin në Wandsworth. Mediat britanike kanë publikuar një video të filmuar nga kamerat e sigurisë në oborrin e burgut, ku duket përleshja masive mes të dënuarve. Ngjarja ka ndodhur 2 javë më parë, ndërsa një i burgosur u dërgua në spital me plagë të rënda me thikë.