Ish prokurori i Krujës Haxhi Giu, do të vuajë 2.4 vite burg , ndërsa i arratisuri nga burgu i Trikallas ne greqi Ilir Kupa ka shpëtuar nga burgimi i përjetshëm dhe u dënua me 25 vite burg. Të dyja vendimet janë marrë këtë të enjte nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa Gjykata Administrative ka shtyre për në datën 26 maj vendimin per padinë për demshperblim të ish guvernatorit të bankës së shqipërisë Ardian Fullani
VENDIMI PER HAXHI GIUN
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar këtë të enjte me 3 vjet e 6 muaj burg ish-prokurorin Haxhi Giu, i akuzuar për korrupsion pasiv. Ish-prokurori i Krujës, përmes gjykimit të shkurtuar do të vuajë 2 vjet e 4 muaj. Ndërkohë, 2 vjet burg janë dhënë nga prokuroria për të pandehurin tjetër Aleks Shpori, i cili me të njëjtën formë gjykimi do të shlyejë 1 vit e 4 muaj. Ish prokuroria akuzohet per korrupsion pasiv. Prokuroria kishte kërkuar për të dënimin me 4 vite burg.
GJYQI I FULLANIT
Gjykata Administrative ka mbyllur shqyrtimin e padisë për ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit për shkarkimin e tij, dhe pagat deri ne fund të mandatit si guvernator. Në seancën e kësaj të enjteje gjykata administroi si provë raportin psikologjik për Fullanin. Sipas psikologes ish guvernatori ka pësuar demtime te rënda psikologjike pas shkarkimit nga detyra demtime sipas saj do ta shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Seanca u shty per në datën 26 ku pritet të jepet edhe vendimi
25 VITE BURG PËR KUPËN
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 25-vite burg Ilir Kupën, për arratisjen e tij nga burgu i Trikallasë në Greqi. Ai i shpëtoi dënimit me burgim të përjetshëm pasi ka pranuar të procedohej me gjykim të shkurtuar.Kupa është pjesë e personave që kryen një arratisje spektakolare nga burgu i Trikallas në Greqi. Ilir Kupa akuzohet për disa grabitje me dhunë. Ai akuzohet se edhe si pjestar i bandës së babagjyshëve që grabiten pak muaj më parë një qendër tregetare në Tiranë.oranews