Vajzat e mitura në Jetimoren e Shkodrës: Na detyronin të shikonim filma erotikë

0
139

Vajzat që janë përdhunuar në Jetimoren e Shkodrës dëshmojnë për ngjarjen. “Shikonim filma erotikë, kujdestaret largoheshin për orë të tëra. Në Jetimore ka patur një platformë dixhitale, fëmijët më të rritur na detyronin të shikonim filma erotikë. Kujdestaret iknin me orë të tëra”, janë shprehur 3 vajzat në polici, në prani të psikologëve.

Drejtori aktuar i qendrës Gëzim Mahmutaj ka thënë vetëm që “Dënoj ngjarjen”, raporton NewsBomb. Sot janë zbulua dhe detaje të tjera të përdhunimit të vajzave. Mendohet që ka ndodhur para 3 muajsh, ndërsa vajzat janë 6, 7 dhe 12 vjeç. Përveç përdhunimit ka patur edhe dhunë fizike.

 

NJOFTIMI I POLICISË:

 

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit për shtetaset me iniciale:

  • A.Llazani, 46 vjeç, banuese në Shkodër.
  • V.Marku, 55 vjeç, banuese në Shkodër.
  • Sh.Nishan, 57vjeç, banuese në Shkodër.
  • R.Camaj, 29 vjeç, banuese në Shkodër.
  • N.Ramolli, 37 vjeç, banuese në Shkodër.

U bë ekzekutimi i ndalimit për shtetaset e mësipërme ,pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka regjistruar proçedimin penal numër 82, për veprën penale të “Keqtrajtimit të të miturit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, neni 124/b dhe 248.

Gjatë hetimeve paraprake të kësaj çeshtje janë pyetur të gjithë femijët e institucionit “Qëndrës Rezidenciale të Femijëve Shkollorë 6­ 18 vjeç” dhe rezulton se fëmijët janë dhunuar psikologjikisht e fizikisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here