Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptar njëri 29 vjeç dhe tjetri 28 vjeç, pasi akuzohen për grabitje në shtëpitë e zonës së Lecce-së në Itali.
Emiliano Shametaj dhe Erjon Shametaj janë kusherinjë me njëri-tjetrin dhe sipas mediave italiane ata së bashku me persona të tjerë dyshohen se kanë kryer një sërë grabitje në atë zonë.
gjatë kontrollit në banesën e shqiptarëve, u gjetën hapëse, gërshërë të mëdha, kacavida, sëpatë dhe mjete të tjera që u nevojiteshin grabitësve për të kryer vjedhje.
Policia po ashtu ka gjetur dhe rrobat e njëjta me ata që hetuesin kishin kapur nga kamerat e sigurisë, kur pak netë më parë, një person kishte hyrë dhe kishte grabitur rreth dy mijë euro në një pikë bastesh Eurobet.
Hetimet po vijojnë për të përcaktuar nëse dy shqiptarët mund të lidhen me grabitje të tjera të ndodhura në zonë.