Ekziston një metodë e re e lindjeve cezariane, e cila besohet se do jetë më pak shqetësuese për të sjellë fëmijën në jetë. Sarah Saunders, nga Devon, ka postuar një video “lindje cezariane natyrore” në youtube. Ky klip është filmuar në maternitetin Torbay, e cila tregon momentin e nxjerrjes foshnjës nga barku i nënës.
Ajo ka vendosur të publikojë videon e saj të lindjes, duke u bërë thirrje njerëzve që të ndajnë përvojat e tyre sepse mund të fitojnë shumë parë edhe të tjerët.
Por si funksionon lindja natyrale cezariane ? Mjekët bëjnë një prerje në mitër nga ku del koka e foshnjës. Në këtë mënyrë bëhet manovrimi i supeve duke rrëshqitur jashtë në një mënyrë të ngjashme me lindjen natyrore.
Mamia Jenny Smith përmes Daily Mail ka komentuar se ky proces është i përafërt me lindjen natyrore dhe se është një moment mjaft emocionues. Foshnja mbetet në bark deri në katër minuta dhe nëna mund të shikojë në atë, të shohë fytyrën e saj të vogël dhe gjininë.