Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në rezidencën qeveritare “Vila 30” për të takuar Kryetarin e Kuvendit Ilir Metën. Ai shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Takime të tilla ata kanë zhvilluar çdo javë një ditë para seancës parlamentare të së enjtes, por këtë radhë Meta nuk ndodhej në Shqipëri.