Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ironizon kryeministrin Edi Rama në lidhje me ndryshimin e emrit, duke shtuar se ai doli për të mbrojtur deputetë dhe kryetarë bashkie të inkriminuar që kanë ndryshuar emrat e tyre. Sipas kreut demokrat, sot, ai duhet të heshtte.
Basha: Edvini deri ne 2002, apo Edi prej atij viti e këtej, duhej të kërkonte falje publikisht sot qe doli ne syte e shqiptareve se si ai ka zgjedhur me dorën e tij deputete e kryetare bashkie, që megjithëse kanë nderruar disa emra, ne secilin prej tyre kane një krim. Nëse nuk e ka këtë minimum integriteti, të paktën sot te fshihej, duhej te mbyllte gojën. Por joooo, del e kakaris maje stivës së të zgjedhurve të inkriminuar, më të besuarve që ka. Dhe sfidon, a janë 19. Nëse janë fjala vjen 18, ai del i pastër.
Kreu demokrat rikujton sërish ish-deputetin e Lezhës, Arben Ndoka dhe ish-deputetin tjetër Mark Frrokun.
Basha: Po Frrokun vrasës, e quan? Po Ndokën tutor e rrëmbyes, e quan? Hoqi nga lista dy gra për ta bere deputet. Po Mondin e gjakderdhjes ne dere te komisariatit, kush e beri deputet? Apo e njeh për Armando.
Te mos shkojmë tek Bushi e Roshi qe nuk u dilte formulari për të treguar sa here janë ndaluar nga policitë evropiane për krime e droge. Apo Tur Bardhi qe edhe pse ka deklaruar plot 4 emra ka lënë edhe 2 emra pa deklaruar e ndaj e pret ndjekja penale dhe largimi njësoj.
Në fund, kreu demokrat premton se bashkë me qytetarët shqiptarë do të pastrojë politikën nga kriminelët dhe se ky është vetëm fillimi i fundit i perandorisë së krimit, siç e cilëson ai.