Ruçi jusifikon Roshin: Mesazhi për Blushin nuk ishte kërcënim, por komunikim për një problem personal ku u kërkoi dhe falje qytetarëve

0
143

Komunikim për një problem personal e ka quajtur Gramoz Ruçi SMS -në kërcënuese të Evis Roshit për deputetin Ben Blushi. Edhe pse vetë Elvis Roshi e pranoi mesazhin kërcënues dhe i kërkoi falje qytetit të Kavajës për përmbajtjen e tij (jo Blushit), Ruçi thotë se nuk pa ndonjë kërcënim. “Nuk ishte denoncim, se denoncimet bëhen në organet përkatëse. Nuk dëgjova në ato që lexoi Blushi kërcënim. Dëgjova komunikim me me SMS të dy të zgjedhurve, njëri vendor dhe tjetri në parlament, për një problem personal të tyre” thotë Ruçi. Kryetari i grupit të PS tejkalon kështu edhe vetë Roshin kur flet për problem personal. Blushi tha se e kishte marrë mesazhin kërcënues pasi e kishte përmendur Elvis Roshin në parlament. Duke folur në kuvend ai e përmendi Roshin jo për ndonjë problem personal me të, por si fenomenin e futjes së personave me të shkuar kriminale në politikë nga Edi Rama. Vetë Roshi, në sqarimin që bëri në rrjetet sociale, u shpreh se kishte reaguar pikërisht për akuzat që Blushi i drejtonte si kryetar i Bashkisë së Kavajës, duke thënë se ai përdorte të njëjtën gjuhë si Berisha. Për shkak të së shkuarës së tij Elvis Roshi është bërë objekt hetimi nga Prokuroria e Përgjithshme. Kryeprokurori Llalla i dërgoi një shkresë KQZ -së për t’i vënë në dispozicion formularin e vetëdeklarimit të Roshit, sipas ligjit të dekriminalizimit, pasi ai ka pranuar se është dënuar në Gjermani, por duke thënë se nuk mban mend as kohën dhe as arsyen përse është dënuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here