Zbardhet formulari i kryebashkiakut Adriatik Zotkaj, u dënua tri herë

0
191

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot në faqen e vet online të dhënat për të gjithë kryebashkiakët dhe deputetët që kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Kështu, kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj,  vetëdeklaron se është dënuar tri herë.

Dënimin e parë, Zotkaj e ka pasur me tre vite burg the thotë se ky dënim është për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Dënimi i dytë është me 10 muaj burg dhe Zotkaj thotë se është dënuar për “kundërshtim të punonjësve të policisë”, ndërsa për herë të tretë, ai thotë se është dënua me 1 vit burg duke mos e specifikuar arsyen se pse është dënuar.

ererer-1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here