Një prezantuese në Britani është shndërruar në një fenomen të vërtetë pas një deklarate që ka bërë në një intervistë televizive.
Saira Khan ka befasuar të gjithë, kur ka zbuluar se ajo i ka dhënë leje bashkëshortit të saj, që ta tradhëtojë.
46 – vjeçarja ka pranuar se është e gatshme ta lejojë atë, që të kalojë natën me një grua tjetër, për shkak se ajo nuk mund të kënaqë dëshirat e tij seksuale në shtrat.
Khan tha se ka humbur dëshirën e saj seksuale dhe se bën çdo gjë të mundur që të mos kryejë marrëdhënie seksuale me bashkëshortin.
Gjatë intervistës, ajo ka treguar se ajo dhe bashkëshorti e saj janë të martuar prej 11 vitesh. Se është një grua në karrierë dhe nëna e dy fëmijëve, e që do shumë burrin e saj, por që tashmë nuk është e interesuar që të bëjë seks me të.
“E shikoj të arsyeshme që dikush tjetër t’i plotësojë burrit tim kërkesat e tij, edhe pse ai kur e dëgjon këtë gjë, thotë se do më vrasë. Nuk besoj se është diçka që e mendoj vetëm unë”, ka thënë 46 – vjeçarja.