Kreu fluturim të paligjshëm, piloti i drogës Riformato dënohet nga gjykata e Varezes

0
188

Vendimi iu komunikua me videokonferencë. Për gati dy orë Giorgio Riformato iu përgjigj pyetjeve të kolegjit penal të Gjykatës së Varezes në Itali. Procesi drejtohej nga gjyqtari Altin Abdiu

 

Piloti Italian Georgo Riformato  i dënuar nga drejtësia shqiptare me 12 vite burg për akuzën e trafikut të drogës përmes ajrit, mori një tjetër dënim. Gjykata e Varezes në Itali e dënoi Riformaton me 2 vite burg për akuzën e ” ushtrimit abuziv të navigacionit ajror” dhe ”Mashtrimit’, parashikuar nga dispozitat e Kodit Penal Italian.  Hetimi për këto dy akuza kishte nisur që në vitin 2014, fill pas arrestimit të Riformatos nga autoritetet e vendit tonë. Por për drejtësinë Italianë ka pasur penagesa në hetim. Pas mbylljes së hetimit nga ana e prokurorisë Italiane, gjykata e këtij vendi nisi drejt vendit tonë një letërporosi, ku kërkohej marrja në pyetje e pilotit të dënuar për trafik droge. Letërporosia u regjistrua në Prokurorinë e Përgjithshme në 16 shkurt të këtij viti. Kjo vetëm pak ditë pasi ndaj tij Gjykata për krime të rënda kishte vendosur dënimin eme 15 vite burg dhe më pas ajo e apelit e kishte zbutur këtë masë dënimi duke e zbritur në 12 vite burg . Në letërporosi kërkohen krijimi i kushteve që Riformato të ishte i pranishëm gjatë gjykimit të tij dhe kjo duhej të mundësohej përmes videokonferencës. Kërkesa mbërriti në Gjykatëne  Tiranës dhe shorti përcaktoi gjyqtarin Altin Abdiu si kryesues  i seancës. Riformato u paraqit në orëte para të mëngjesit në gjykatë.

 

Marrja në pyetje

 

Për gati dy orë piloti Italian Geogro Riformato iu përgjigj pyetjeve të trupit gjykues dhe prokurorit të çështjes pranë gjykatës së Varezes.  Mësohet se Riformato nuk i ka pranuar akuzat,pavarësisht se disa herë atij iu bënë të ditura të gjitha provat kundër. Gjykata e Varezës kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar faktin se piloti kishte flutuar në mënyrë të palogjshme pa treguar destinacionin. Madje ai  ka mashtruar autoritetet e vendit të tij për arsyet e fluturimeve, ndërsa në të gjitha rastet është vërtetuar se ka kryer trafik ndërkombëtar droge përmes ajrit. Riformato u arrestua në 9 maj të vitit 2014, pasi avioni që ai drejtonte bëri ulje të detyrueshme në plazhin e Divjakës. Nga hetimet u vërtetua se avioni u ul në plazh për të marrë një ngarkesë prej rreth 340 kg drogë të llojit kanabis sativa e cila u sekuestrua vetëm pak metra larg avionit. Por gjatë gjykimit Riformato nuk e pranoi asnjëherë akuzën. Ai i tha gjykatës së kishte ardhurnë vendin tonë për të vizituar plazhet e bukura të jugut, por një avari bëri që ai të kryente ulje të detyruar dhe për pasojë ngeci në rërë. Prokuroria e akuzon 69 – vjeçarin për trafik të lëndëve narkotike të mbetur në tenativë, kjo e kryer në bashkëpunim. Riformato nuk reagoi pas vendimit, por para leximit të tij ai i tha Gjykatës se nuk kishte ardhur për të transportuar drogë. Ai hodhi poshtë hetimin e Prokurorisë duke e quajtur një sajesë. Riformato është i fundit që dënohet për avionin e Divjkës. Në 25 nëtor të vitit të kaluar Krimet e Rënda dënuan me 47 vite burg në total 6 bashkëpunëtorët e pilotit italian. Me 9 vite u dënua dhe organizatori kryesor këtij trafiku Sajmir Bajrami, i cili sollin në Shqipëri Riformaton, duke i treguar dhe vendin ku do ulej.Po me 9 vite u dënua dhe Maringlen Ymeraj ish-efektiv policie, që kishte marrë përsipër se ngarkimi i drogës në plazhin e Divjakës, nuk do të pengohej nga policia. Paketuesit e drogës, Orgest Bilbili dhe Kristian Demça do të vuajnë nga 7 vjet e katër muaj. Ndërsa Kleviol Ahmetaj dhe Aurel Pupe janë dënuar me 6 vite e 8 muaj heqje lirie.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here