Manjani i kërkon Britanisë ekstradimin e të dënuarit me 25 vite burg: Nëse nuk ndodh zhgënjehemi

0
170

Ai është i detyruar të kthehet në Shqipëri për të kryer dënimin.

Shqipëria i kërkon Britanisë ekstradimin e Saliman Barçit, një qytetar nga Burreli i akuzuar dhe dënuar nga gjykatat shqiptare për 2 vrasje, dhe që prej vitesh jeton në Angli.
Saliman Barçi aktualisht 41 vjeç ka përfituar nënshtetësinë në Britaninë e Madhe, duke u paraqitur si refugjat nga Kosova.

Ky i fundit pretendon se është i pafajshëm dhe përdor të drejtat e njeriut për tiu shmangur ekstradimit në Shqipëri, ku dailymail shkruan se është dënuar me 25 vjet burg për dy vrasje që ka kryer këtu.

Daily Mail ka marrë një prononcim të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani i cili i kërkon Britanisë së Madhe të ekstradojë Saliman Barçin.

Ylli Manjani“Ai është i detyruar të kthehet në Shqipëri për të kryer dënimin. Ai është gjykuar dhe dënuar dhe ai duhet të vuajë dënimin. i ka të drejtën të rihapë çështjen por më përpara duhet të jetë në Shqipëri”

Gazetari: Nëse nuk ekstradohet sa të zhgënjyer do të mbeteni?

Ylli Manjani: Shumë i zhgënjyer , sepse nuk ka asnjë bazë ligjore për të refuzuar ekstradimin”

Por gjithçka duket se po shkon në disfavor të Saliman Barçit. Dje bashkëshortja e tij, Mimoza Barçi, 40 vjeç- e cila thotë se martesa e tyre tashmë ka përfunduar- ka pranuar se Saliman ka kryer vrasjet

“Erdhëm këtu për të nisur një jetër të re, së bashku pasi ai kreu vrasjet. Ne erdhëm nga Kalais me një furgon. Më pas kërkuam azil. Në Shqipëri kreu dhe krime të tjerë pas vrasjes së dy personave. Ai ka djegur dhe vrarë persona të tjerë. Ishte koha e 1997 dhe kishte armë kudo”

Lindita Patushi, bashkëshortja e Përparim Patushit, për vrasjen e të cilit akuzohet Barçi thotë se ai duhet të ekstradohet dhe të kryejë dënimin

Saliman nuk pranon të kthehet në Shqipëri pasi pertendon se jeta e tij është në rrezik për shkak të gjakmarrjes dhe se ai është i sëmurë.

Ai akuzohet për vrasjen e Përparim Ibrahimit dhe Artur Gjikolës në 1997. Me një vendim të Gjykatës së Lartë që mban datën  28.10.2015, dosja është kthyer për rishqyrtim në  Gjykatën e Apelit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here