Fjalët ndonjëherë janë të tepërta. Ashtu si në këtë rast, kur mikesha e afërt e Aurela Gaçes, për shumë vite me radhë, Eli Fara, feston sot ditëlindjen. Në një foto të postuar në profilin e saj, duke i uruar ditëlindjen, Aurela i ka shkruar një mesazh të shkurtër, ndryshe nga herët e tjera, mikeshës së saj:
“Edhe 100 pranvera të uroj, mikja ime. Zgjodha pikërisht këtë foto, sepse duket drita e syve, ashtu siç je në shpirt. Unë e quaj veten me fat që kam mundur të njoh një grua e nënë aq të fortë sa ty. Supi ku pa frikë mund të mbështetet miqësia.
Kam shumë për të thënë, por ke shumë ditëlindje përpara edhe do të kem kohë të shprehem” – shkruan Aurela në Instagram.