“Zyrtarët problematikë me drejtësinë, të lënë mandatin”

Pas publikimit te formularëve te vetëdeklarimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ylli Manjani ka një apel të qartë për të gjithë të zgjedhurit që kanë pasur probleme me drejtësinë të kujtdo force politike qofshin.

“Të gjithë zyrtarët që kanë qenë të paktën një herë në burg, të ndaluar apo arrestuar, e të cilëve iu ka dalë emri nga procesi i vetdeklarimit, se kanë patur një precedent penal, duhet të lënë mandatin apo funksionin publik”, ka theksuar Manjani

Duke folur në emisionin “Kapital” në Vizion Plus, Manjani bëri apel që të zbatohet ligji për të gjithë zyrtarët që kanë probleme me drejtësinë, pavarësisht se cilës force politike i përkasin.

Lidhur me çështjen e Kelmend Balilit i konsideruar si ‘Eskobari i Ballkanit” e që tashmë është në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, Manjani garanton se askush nuk do të gëzoje mbrojtje politike.

“Zyrtarët problematikë me drejtësinë, të lënë mandatin”

Hapet arkiva e Titos, sekreti më i

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko