Deputeti shqiptar i Parlamentit të Malit të Zi, Nikë Gjeloshaj, e vazhdoi betejën e tij kundër fjalorit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Malin e Zi, në sallën e parlamentit.
Sipas tij fjalori denigron dhe fyen shqiptarët. Gjeloshaj iu drejtua edhe dy akademikëve të njohur në Malin e Zi, Jevrem Berkoviç dhe Zuhdija Hoxhiç.
Fjalori vjen në 10 vjetorin e Pavaresisë së Malit të Zi.
Ai ka shkaktuar reagime të intelektualëve shqiptarë ndërkohë që Akademia e Shkencave në Tiranë deklaron se ende nuk është njohur me fjalorin.