Qyteti austriak Nenzing është tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një koncert, duke vrarë dy persona e duke lënë të plagosur 11 të tjerë. Pas kësaj, agresori ka kryer vetëvrasje. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, por dëshmitarët shprehen se 27-vjeçari kishte debatuar fillimisht me një grua për një vend parkimi. Pas kësaj ai kishte nxjerrë një armë automatike, duke qëlluar në drejtim të turmës.
Një person i armatosur ka hapur zjarr në një koncert të mbajtur në qytetin austriak Nenzing, duke vrarë dy persona e duke plagosur 11 të tjerë.
Burime të policisë njoftojnë se autori ka kryer vetëvrasje pas sulmit tragjik.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës tre të mëngjesit me atë lokalen, por ende nuk dihen motivet e këtij sulmi.
Dëshmitarët thanë se agresori fillimisht kishte debatuar ashpër me një grua për shkak të një vendi parkimi.
Pas kësaj, ai kishte marrë një armë automatike duke qëlluar mbi turmën në mënyrë të pakontrrolluar.
Si pasojë dy persona humbën jetën dhe 11 të tjerët u shoqëruan menjëherë në ambientet spitalore.
Burime zyrtare bëjnë me dije se gruaja me të cilën ai debatoi ka shpëtuar pa dëmtime dhe se po merret në pyetje për zbuluar më shumë detaje.
Nga ana tjetër, mjekët shprehen se bilanci i viktimave mund të përkeqësohet pasi shumë prej tyre kanë marrë plagë të rënda.
Autoritetet kanë nisur një hetim zyrtar për të zbuluar më shumë rreth kësaj tragjedie.
Ata kanë njoftuar se do të dalin shumë shpejt me një komunikatë zyrtare.