Tashmë nuk mund të qëndroni në intimitet as në shtëpinë tuaj. Mediat angleze kanë publikuar rastin e një çifti, që nuk kuptoi se si videoja e tyre, teksa kryenin marrëdhënie seksuale në divanin e shtëpisë, përfundoi në websitet porno. Në fakt hackerat kishin hyrë në televizorin e shtëpisë së tyre, dhe duke përdorur kamerën e inkorporuar që shërben për realizimin e bisedave në Skype, kishin regjistruar momentet intime të çiftit. Më pas hackerat e kishin shitur videon në websitet pornografike. Sipas mediave angleze, ky nuk është rasti i parë kur hackerat futen në televizorët smart dhe përgjojnë familjet. Më tepër ata janë të interesuar për skena seksuale, pasi përmes tyre përfitojnë të ardhura.