Shtohet misteri për helikopterin Eurocopter, EC 145 që u rrëzua në Shkodër ditën e 6 Prillit. Në të njëjtën ditë, pranë të njëjtës zonë, udhëtonte edhe Shefi i Sigurisë Ajrore në Komandën e Forcave Ajrore, piloti me gradën e nënkolonelit Altin Lame.
Lame ishte pilot i një Cougari, në pronësi të Shega Trans, kompanisë private që e kishte punësuar Kolonelin në mënyrë të paligjshme. Një raport i Shërbimit Informativ të Ushtrisë njoftoi për këtë fakt, që u shoqërua me shkarkimin nga detyra të nënkolonelit Altin Lame.
Sipas legjislacionit në fuqi, pilotëve të Forcave të Armatosura nuk i lejohet dypunësimi dhe për këtë fakt është urdhëruar shkarkimi i tij nga detyra. Burime të AbcNeës thanë, se Shefi i Zyrës së Sigurisë Ajrore në Komandën e Forcave Ajrore Altin Lame, me datën 6 prill kur u rrëzua helikopteri, sipas dokumentave figuronte në punë, ndërkohë ai ishte në udhëtim me helikopterin e kompanisë private. Në motivin e shkarkimit, thuhet se ditën e aksidentit Altin Lame, duhet të ishte në repartin e helikopterëve në Farkë, pasi ishte hallka e fundit që miraton lejet e fluturimit, kontrollin e përgatitjen e pilotëve dhe teknikëve të helikopterit “EC 145”.
“Kompania “Shega Trans” sha, pranoi se helikopteri i saj fluturoi pranë zonës së Liqenit të Shkodrës, ditën që ndodhi aksidenti. Në një njoftim për mediat u njoftua se u kryen 2 fluturime ajrore në veri te shqiperisë, konkretisht nga vendi i quajtur “Shtoj, Malesi e madhe per ne Curraj i Eperm , Tropoje
“Keto dy fluturime janë kryer per te permbushur amanetin e nje qytetari Shqiptar të vdekur jashte kufijve te shqiperise per ndertimin e varrit te tij ne vendin e lindjes Curraj i eperm, Tropoje”, sqaroi Shega Trans.
Pas shkarkimit nga detyra, Prokuroria e Shkodrës i ka dërguar fletë-thirrje pilotit Lame për të dhënë shpjegime për këto fakte. Bashkë me pilotin, mësohet se Prokuroria e Shkodrës ka thirrur edhe drejtorin e sigurisë ajrore dhe të licencave në Autorititin e Aviacionit Civil, Altin Vrapi. Drejtoria e tij ka për detyrë verfikimin e pilotëve dhe miratimin e licensave për kompanitë private. Hetimet do të zbardhin përse janë lejuar që pilotët e ushtrisë të pilotojnë heklikopterin e kompanisë “Shega AIR”. Është pikërisht zyra e drejtorit të sigurisë ajrore dhe të licencave në Autorititetin e Aviacionit Civilë që jep miratimin e këtyre fluturimeve.
Nga ana tjetër, për shkakun e rrëzimit ende nuk ka një përgjigjie nga kompania gjermane, që ka marr për ekzaminim kartat e memorieve të kamerës së sigurisë që ndodhej në kabinen e dy pilotëve që kanë humbur jetën. Ushtari Gerald Baramuça thotë se nuk mban mend asgjë nga momenti i rrëzimit të helikopterit, pavarësisht se është pyetur disa herë nga prokuroria.