Vrasja makabre në Greqi e Bledar Terpollarit, arrestohet njëri nga autorët

0
165

Organet greke të rendit në Igumenicë kanë arrestuar një shtetas shqiptar, i konsideruar një prej autorëve të vrasjes makabre të Bledar Terpollarit në një stan pranë Janinës, rreth dy javë më parë.

Arrestimi i tij, sipas televizionit shteteror grek, ka ardhur pas dëshmive të një shtetasi tjetër shqiptar, i cili ishte arrestuar disa ditë më parë dhe që u kishte thënë hetuesve se kishte qenë dëshmitar i vrasjes së Terpollarit, madje kishte parë edhe skenën kur i ishte prerë koka dhe vendin se ku ishte groposur.

Sipas dëshmisë, 28-vjeçari shqiptar ka pohuar se tre bashkëkombas e kanë marrë me forcë nga shtëpia e tij në fshatin Zicë dhe e kanë detyruar me forcë t’u tregonte se ku ndodhej stani ku strehohej Terpollari.Burime policore bëjnë me dije se ai u ka treguar të gjitha hollësitë për krimin, ndaj dhe është bërë i mundur fillimisht arrestimi i një prej 3 autorëve, idetniteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur për faktin se çëshjtja është ende në hetim.Të njëjtat burime sqarojnë se vrasja është kryer për pazare të prishura në trafikun e lëndëve narkotike dhe se vrasësit janë larguar nga vendngjarja me makinë drejt kufirit shqiptar.Policia greke vazhdon hetimet për gjetjen dhe arrestimin e dy shqiptarëve të tjerë, të cilët dyshohet se nuk kanë mundur të largohen drejt Shqipërisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here