ATP: S’ka shtyrje afati për qytetarët që nuk aplikuan, t’i drejtohen gjykatës

0
195

“Nga data 24 maj fillon proeesi i shqyrtimit formal, nga pikëpamja formale e plotësimit të dokumentave nga ana e tyre. Aplikuesit do të njoftohen zyrtarisht nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave në lidhje me pranimin e aplikimit të tyre drejt një rruge për shqyrtim administrativ në vendimarrje të mëtejshme apo jo”

 

Sejrie Baleta

 

 

Me dhjetëra qytetarë kanë pushtuar ambientet modeste të Agjencisë së Trajtimit të Pronave në ditën e fundit të dorëzimit të kërkesave për kompensim të vendosur nga ligji i ri i pronave. “Përse nuk e shtyjnë afatin? Të gjithë kanë nevojë të sqarojnë problemet e tyre personale”, tha një qytetare. “Po nuk u shty afati, ku do të shkojnë këta njerëz? Gjithë atë punë e ato shpenzime që kanë bërë do të humbasin”, u ankua një tjetër.  Ajo çfarë shkaktoi këtë kaos ishte edhe paqartësia nëse brenda këtij afati duhet të paraqiteshin vetëm qytetarët që bëjnë kërkesë për herë të parë, apo ata që kanë aplikuar më parë për kompensimin e pronës. “Kush është për herë të parë të rrijë, ose ta dërgojë kërkesën me postë”, sqaroi një prej specialistëve pranë sportelit.  Drejtoresha e Trajtimit të Pronave, Sonila Qato sqaron se nuk mund të ketë shtyrje të afatit, por sportelet do të qëndrojnë të hapura deri në qytetarin e fundit.  “Ky është një afat në kuptimin e ligjit prekluziv, që do të thotë se afati nuk mund të shtyhet më. Sportelet e ATP do të jenë të hapura deri në orët e fundit të ditës. Data 23 maj 2016 ka qenë një afat për aplikimin e tyre në mënyrë administrative, ndërkohë që e drejta e pronës është një e drejtë kushtetuese e cila nuk i mohohet asnjë individi, nëse ai ka dokumentat bazë që mund t’i provojë gjykatës se është një pronar”, deklaron Qato. Qytetarët që pretendojnë se janë shpronësuar padrejtësisht gjatë kohës së komunizmit kanë pasur afat deri ditën e hënë për të dorëzuar dokumentat pranë Agjensisë së Trajtimit të Pronave për të përfituar më pas kompesim.Drejtorja e Agjensisë së Trajtimit të Pronave deklaroi se sportelet e këtij institucioni do të qëndrojnë të hapura deri në pritjen e të gjithë qytetarëve që janë në radhë. Në zyrat e ATP është konstatuar një fluks i lartë i qytetarëve, të cilët kishin zgjedhur minutat e fundit për të aplikuar për njohjen e pronës. Në ditën e fundit të afatit për aplikim të qytetarëve që pretendojnë se janë shpronësuar pa të drejtë, sportelet do të qëndrojnë të hapura për të pritur të gjithë qytetarët në radhë pavarësisht orarit. Drejtoresha e Agjensisë së Trajtimit të Pronave ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të afatit pavarësisht fluksit, ndërkohë që për të gjithë ata që nuk kanë aplikuar e vetmja mënyrë për të fituar të drejtën e pronësisë mbeten gjykatat. Më tjë Sonila Qato theksoi: “ Deri në qytetarin e fundit, i cili sot në 23 maj do të jetë i pranishëm për të aplikuar në zyrat e Agjencisë sonë, Agjencia do të jetë hapur deri në pritjen e fundit të këtij qytetari. Dje kanë aplikuar rreth 250 qytetarë. Një ditë më parë kanë aplikuar rreth 300 qytetarë të tjerë”. Ndërkohë pas mbylljes së afatit të dorëzimit të dokumentave, ATP do të nisë verifikimin e dokumentave që pritet të përfundojë brenda tre muajve.  “Nga data 24 maj fillon procesi i shqyrtimit formal, nga pikëpamja formale e plotësimit të dokumentave nga ana e tyre. Aplikuesit do të njoftohen zyrtarisht nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave në lidhje me pranimin e aplikimit të tyre drejt një rruge për shqyrtim administrativ në vendimarrje të mëtejshme apo jo” deklaroi ndër të tjera Qato. Vetë qytetarët shprehen se kanë aplikuar në momentet e fundit, pasi nuk kanë mundur të vijnë më pare. Ndërsa disa prej tyre shprehen se nuk e kanë ditur që 23 maji ishte afati i fundit. Qeveria synon që në bazë të ligjit të ri të zgjidhë përfundimisht çështjen e pronave brenda një afati 10 vjeçar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here