Mediat greke: Koka e Bledar Terpollarit është dërguar për në Shqipëri

0
176

Policia greke ka identifikuar tre autorët e vrasjes makabre të 26-vjeçarit, Bledar Terpollari, të cilit iu pre koka në një stan në Igumenicë të Greqisë. Bazuar edhe në dëshmitë e një bariu shqiptar, 28-vjeçarit i cili është ndaluar se ka dijeni në këtë vrasje, ekzekutimi i Bledar Terpollarit është urdhëruar nga kreu i një bande droge, që vepron në veri të Greqisë. Gazeta greke “protothema” shkruan se autorët e morën kokën dhe u larguan në Shqipëri. Dëshmitari i tregoi policisë greke të gjithë skenën e vrasjes, pasi ishte prezent në këtë krim. Shkak i vrasjes besohet se ka qenë përfshirja e 26-vjeçarit Terpollari në trafikun e drogës dhe dyshohet se mund të mos ketë dorëzuar një pjesë të lëndës narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here