Operacioni i babait e shtyu shqiptarin të merrej me trafik droge: Mjeku i kërkoi 5 mijë Euro rryshfet

0
141

Një shqiptar në Itali, i kapur me lëndë narkotike, ka rrëfyer të gjithë historinë e ngjarjes se përse filloi të merrej me trafik droge.   Sipas tij, në vitin 2012 ai kishte shkuar në Itali me babanë e tij, i cili vuante nga zemra.   Mjekët në Teramo i thanë se duhej të operohej, ndërsa shefi i pavionit Vito Ciampini i kërkoi 5 mijë Euro nën dorë për ndërhyrjen kirurgjikale të të atit.   Për të siguruar paratë, shqiptari nisi të merrej me trafikun e drogës, deri sa u kap në vitin 2014.   Hetuesit italianë i kanë sekuestruar mjekut 73 mijë Euro nga llogaria bankare që dyshohet se i ka përfituar nga marrja e ryshfetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here