Petrolifera, masakër mjedisore në Zvërnec

0
180

Çarja një tubacioni të Petroliferës në Vlorë ka shkaktuar një masakër mjedisore në plazhin e Zvërnecit.

3 kilometër plazh janë ndotur nga nafta që ka rrjedhur nga tubacioni që po furnizonte një anije – çisternë me naftë bruto. Anija me flamur turk, ka qënë duke u ngarkuar në molin e Petroliferës, kur nafta ka shpërthyer në det.

Ardian Musta – Nën/Kryetar i Bashkisë Vlorë: “Inspektoriati i Mjedisit ka gjobitur me rreth 1 milionë lekë shkaktarët e ndotjes, Petroliferën dhe anijën, të cilës i është pezulluar edhe leja. Petrolifera ka përgjegjësinë për sigurinë e transportit të naftës nga depozitat e saj në anijet çisternë dhe anasjelltas. Por edhe pse është e detyruar nga ligji që të marrë masa për pastrimin e zonës, nga Petrolifera nuk është parë asnjë lëvizje.Kjo nuk është hera e parë që nafta e Petroliferës shkakton ndotje të plazhit të Zvërnecit. Por kjo e fundit, që vjen pak ditë pas çeljes zyrtare të sezonit turistik, eshte e përmasave te medha. Autoritetet vendore kanë vënë në dispozicion mjete dhe punonjës për të eliminuar pasojat.klan

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here