Një person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me pesë vite burg për mashtrim, është vënë në pranga. 40- vjeçari nga Lushnja, Mesuli Masati, akuzohet se me anë të mashtrimit dhe kundrejt një shume parash, premtonte punë në Kazakistan. Ndalimi i tij u bë ditën e djeshme nga policia e Durrësit, pasi gjykata e qytetit bregdetar e ka dënuar me pesë vite burg për veprën penale “Mashtrimi”. Masati ka mashtruar disa persona, duke i marrë shuma të ndryshme parash, me premtimin se do ti punësonte në Kazakistan. Një skem të tillë ai e kishte ndërtuar brenda dis amuajve. Pas marrjes së parave personi tashmë i arrestuar është përpjekur të largohet nga vendi. Por më pas është arrestuar në flagrancë, pas një vendimi të dhënë nga gjykata për dënimin e tij.