Bashkia e Tiranës ndryshoi një pjesë të linjave të transportit publik në Tiranë. Janë shtuar stacione të reja, gjithashtu ndryshojnë edhe stacionet për disa nga linjat që përdoren më shumë nga qytetarët, siç janë “Unaza”, “Tirana e re” dhe “Kombinat-Kinostudio” Në vendim thuhet se shtohet linja “Selitë-Kristal-Qendër-St.Trenit-Allias”, Linja tjetër do jetë “Sauk-Kopshti Zoologjik- Ish St.Trenit” ajo e “Kasharit” do operojë në zonë unazore, rreth zonës së Kasharit
Bashkohet linja “ish-Kombinati i Autotraktorëve-Institut
Linja “Laprakë” do të funksionojë në formë unazore deri në Ish Kombinatit
Linja e re “Ish st. i Trenit- Sauk-Senatorium”,
do zgjerohet Linja “Qyteti Studenti-Jordan Misja” do t’i shtohen stacionet
Linja “Procelan” do të ketë një shtrirje deri në Linzë
Linjës “Uzina Dinamo-Sharrë” do ti ndryshojnë stacionet
Linjës “Kombinat-Kinostudio” do t’i ndryshojë numri i stacioneve Bashkia e Tiranës propozon ndryshimin e linjave të urbanëve.