Në të janë shtuar 60 medikamente të reja të nevojshme për sëmundjet e gjakut, diabetit dhe hipertensionit. Edhe këtë vit, rimbursimi i barnave bëhet në masën 50-100%, për disa kategori në nevojë.
Pensionistët të cilët vuajnë më tepër nga sëmundjet kronike, rimburisimi i barnave bëhet në masën 100%.
Vendimi është publikuar sot në Fletoren Zyrtare, ndërsa hyn në fuqi më 1 qershor.
Barnat rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili përcakton kufizimet në përdorim, sasinë dhe kohëzgjatjen e trajtimit të barnave në listën e mëposhtme.
Lista e parë e barnave rimbursohet në masën 100%, ndërsa lista e dytë e barnave sipas klasifikimit ATC, në masën 50% deri në 100% sipas grupeve terapeutike dhe barnave të dhëna në pasqyrën 1 si më poshtë.
Gjithashtu qeveria ka marrë vendim për “miratimin e marzheve të tregtimit për barnat e listës së rimbursueshme, përkatësisht, në masën 8%, për tregtimin me shumicë, dhe 24%, për tregtimin me pakicë”.
Lista e barnave te rimbursuara