Kryeparlamentari Ilir Meta në një konferencë të përbashkët me nënkryetarin e Asamblesë Kombëtare të Kinës, Ji Bingxuan deklaroi se Shqipëria po punon për ruajtjen e paqes në Rajon.
Meta teksa falenderoi për vizitën Ji Bingxuan, theksoi se vendi ynë do të vijojë me intensifikimin e këtij bashkëpunimi me Kinën. “Ju uroj mirëseardhje.
Kjo vizitë dëshmon qartë marrëdhëniet mes dy vendeve mike. Zhvilluam një takim miqësor me miqtë tanë nga Kina me të cilët kemi diskutuar mbi bashkëpunimin në politik dhe në ekonomi. Marrëdhëniet tona diplomatike janë vendosur 69 vit më parë dhe do vijojë në të gjitha drejtimet në të ardhmen. Republika popullore e Kinës simbolizon një vend mik dhe shkëmbim tregtar me Shqipërinë”, tha Meta. Ndër të tjera ai pohoi se Shqipëria do të vazhdojë dhe thellojë bashkëpunimin politik dhe ekonomik me Kinën.
“Kemi rënë dakord që përmes bashkëpunimi të zgjerojmë atë në interesa reciprokë. E kemi falënderuar zv.kryetarin e Kuvendit të Kinës jo vetëm për mbështetjen e shtetit për intensifikimin e marrëdhënieve, por dhe në intensifikimin e marrëdhënieve me vendet e tjera. Duka të konfirmojë se Shqipëria, si nj vend që punon në mënyrë të përkushtuar që punon për paqen në Ballkan, do vazhdoj me politikën e saj të jashtme me vlera të bashkëpunimit dhe dialogut që ndihmojnë në heqjen e barrierave dhe vendosjen e paqes.”, theksoi ai.
Nënkryetari i Asamblesë Kombëtare të Kinës, Ji Bingxuan theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, duke shprehur nga ana tjetër vlerësimin e Kinës për Shqipërinë, për ndihmën që ajo i ka dhënë më herët.
“Jam shumë i lumtur që takohem me ju në parlamentin shqiptar. Ne kemi patur një pritje të ngrohtë. Me kreun parlamentit patëm një bisedë shumë miqësore dhe të frytshme. Dua të shtoj nderimet për këtë popull punëtor dhe trim. Kina dhe Shqipëria kanë një histori të gjatë miqësia. Ne gëzohemi për zhvillimin e Shqipërisë dhe rezultatet që ajo merr përditë. Edhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë ardhur duke u zhvilluar, dhe ka pasur disa bashkëpunime ekonomike e tregtare.
Kina nuk e harron ndihmën e madhe që Shqipëria i ka dhënë për interesa madhore të vendit. Kina dhe populli kinez kanë përkrahur Shqipërinë në rrugën që ajo ka zgjedhur drejt integrimit.
Gjatë takimit me kreun e parlamentit ne diskutuam nxitjen e marrëdhënieve, dhe bashkëpunim në të gjitha fushat. Synojmë nxitjen e bashkëpunimit në arsim, turizëm, kulturë, etj. Ne do të punojmë edhe në të ardhmen për të rritur bashkëpunimin mes nesh dhe për të arritur rezultate të frytshme”, tha Ji Bingxuan.