Si të qetësoheni në fund të ditës

0
172

Pas një dite të lodhshme dhe me stres,ajo cfarë duam më shumë është të qetësohemi plotësisht.Po si mund të arrihet kjo gjë?

Sipas një studimi në SHBA në vitet ’50,personat qeshnin mesatarisht 45 deri në 60 minuta,ndërsa sot të qeshurat kanë rënë me një mesatare prej 15minutash në ditë.Të qeshurat zbulojnë kapacitetin tonë për të vazhduar “të luajmë” me jetën,ta marrim veten dhe botën me shumë lehtësi,të gjejmë shijen e gjërave vërtetë të rëndësishme.Pra,e qeshura tonifikon muskujt,cliron energjitë negative,neutralizon stresin dhe rrit fuqinë e përgjithsme fizike.

Si të menaxhoni stresin

Shtëpia duhet të jetë streha e shpëtimit tuaj.Hiqni orën e  murit prej dhomës ku do të qëndroni;mjaft keni vrapuar gjatë gjithë ditës.Hiqni rrobat e punës dhe vishni një komplet të rehatshëm për të qëndruar në qetësi gjatë kohës e cila do të jetë e gjitha për ju.

Banjë relaksuese

Fikni dritat,mjedisi përreth duhet të jetë sa më qetësues.Ftuni në dush ose në vaskën e banjës,ku aty mund të shtoni ndonjë lug krip,vaj esencial trëndafilash,kanellë etj Qirinjtë janë të përshtashëm në cdo moment,sidomos kur mendimi ynë i vetëm është relaksi.

Kuzhina pa stress

Do të ishte mirë për ju që në mbrëmje të përgatisnit receta të thjeshta dhe të shpejta.Kështu do të kursenit kohë dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në procesin e fjetjes.Mos gatuani me stres dhe shijojeni këtë moment duke përfshirë këdo që iu rrethon.

Shkruani në ditar

Ndonjëherë mendja  përqëndrohet në moment problematike.Për të shpëtuar nga to dhe për të gjetur qetësinë është e nevojshme që këto mendime t’i shihni qartazi.

Sigurisht një bisedë me një person të dashur është e dobishme për të parë me qartësi ngjarjet që iu nervozojnë.Sipas psikologëve është e rëndësishme të mbani ditar në mënyrë që të shprehni gjithcka që ndjeni.

 

Përgatiti: Xhensila Nako

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here