Byroja përjashton sërish Ish-kryeministrin Berisha

0
170

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar sërish ish-kryeministrin Berisha për 10 ditë nga Kuvendi. Në mbledhjen që u zhvillua pasdite, Byroja ka votuar pro kërkesës së kreut të grupit socialist, Gramoz Ruçi, për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga punimet e Kuvendit. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Edmond Spaho tha se Brenda PS-së është një grup që kërkona ta shohë PD-së jashtë kuvendit.

Spaho:“Dihej përfundimi i mbledhjes. Të gjitha çfarë ka thënë Berisha kanë qenë akuza politike. Kuvendi është kthyer për të qeshur dhe qarë. Po të jesh deputet me lidhje me krimin, kontrabandist, trafikant apo zhvatës i fondeve politike konsderohesh i nderuar. Në të kundërt nëse demaskon këta individë përjashtohesh nga Kuvendi me argumentin se është shkelur etika në Kuvend. Nuk Kuvend mund ti thuash kolegut t’i ha veshët, por nëse një individ ngrihet të thotë se kemi individë të tillë përjashtohesh”.

Spaho e lidhi vendimin e Byrosë me reformën në drejtësi, kur tha se një grup brenda PS është i interesuar ta shohë jashtë Kuvendit PD. Spaho megjithatë nuk specifikoi nëse do ketë bojkot të demokratëve si në rastin tjetër të ndëshkimit të Berishës.

Spaho: Sa më shumë i afrohemi votimit të reformës në drejtësi, një grup brenda PS është i interesuar ta shohë jashtë Kuvendit. Nuk më duket rastësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here