Një person është aksidentuar për vdekje në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, 26 maj, në Lushnje. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, ku një mjet i paidentifikuara ka aksidentuar një këmbësor, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur. Materialet për aksidentin iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit” Ndërkohë po punohet për identifikimin e mjetit, drejtuesit të mjetit dhe personit të aksidentuar.
Home Aktualitet Kronikë Lushnje/ Shtyp për vdekje këmbësorin, drejtuesi i mjetit zhduket nga vendngjarja drejtuesi...