Pranimi në universitete/ Skema e re se si maturantët do të aplikojnë këtë vit

0
166

Për 21 drejtorë shkollash 9-vjeçare është hapur gara, ku aplikimi përfundon deri me 3 qershor

Sapo ka filluar procesi i akreditimit të universiteteve, si pjesë e reformës së shumëdebatuar. Ligji i ri hyn në fuqi për vitin akademik 2016-2017, ndërsa do të ndryshojë edhe skema e pranimit në universitete. Këtë vit Ministria e Arsimit ka organizuar një panair ku do t’i prezantojë gjimnazistëve të gjithë sistemin. “Një proces që do të informojë gjithë opinionin publik, posaçërisht maturantët dhe prindërit e tyre. Duke filluar që nesër dhe ditën e shtunë tek City Park ne do të nisim ditën për këshillimin e karrierës së maturantëve, ku institucionet e arsimit publik e privat do të bëjnë të mundur këshillimin e tyre për kriteret, mënyrën e pranimit dhe tarifat. Por do të jetë edhe gjithë ekspertiza e Ministrisë së Arsimit për të mundësuar informimin e maturantëve edhe përmes manualit, që është një udhërrëfyes se si do të aplikojnë në Agjencinë Kombëtare të Provimit dhe si do të jenë procedurat hap pas hapi deri në fillimin e studimeve të tyre”, ka deklaruar Nikolla.

 

Hapet gara

 

Nga ana tjetër është hapur gara për për përzgjedhjen e 21 drejtorëve të rinj në shkollat 9-vejçare të Tiranës. Nëpërmjet dy njoftimeve të drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë, Arjola Byzyka, të cilat janë firmosur në datë 24 dhe 25 maj 2016 është shpallur konkursi për vende të lira punë për pozicionin e drejtorit të institucionit të arsimit parauniversitar për këto shkolla 9-vjeçare: “Dhora Leka”, “Vasil Shanto”, “Dora D`Istria”, “Sabahudin Gabrani 2”, “Pjetër Budi”, “Hasan Vogli”, “Avni Rustemi”, “Ahmet Gashi”, “Isa Boletini”, “Kol Jakova”, “Naim Frashri”, “E Kuqe”, “4 Dëshmorët”, “Osman Myderizi”, “Mihal Grameno”, “Ramazan Jarani”, “Bajram Curri”, “Edit`h Durham”, “Emin Duraku”, “Lidhja e Prizrenit”, “Konferenca e Pezës”. Po ashtu në vendim janë përcaktuar edhe kriteret e veçanta si dhe dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët deri në datë 3 qershor, ora 14:00, pranë DAR Tiranë. Kandidatët duhet të kenë diplomë të nivelit të dytë në edukim, ose diplomë të sistemit 4-vjeçar, e cila është e njëvlershme me masterin shkencor si dhe të kenë kategorinë “Mësues i kualifikuar”. Sipas Drejtorisë Arsimore, faza e parë e konkurrimit do të bëhet në datë 6 qershor.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here